Video
Mashtronte qytetarët, gjykata jep vendimin për arrestimin e deputetit
Mashtronte qytetarët, gjykata jep vendimin për arrestimin e deputetitD. Cani
Lajme
Ditën e sotme Gjykata Themelore në Kosovë ka dhënë detaje lidhur me vendimin e arrestimit të deputetit Milaim Zeka.
Zeka, u premtonte shtetasve kosovarë punësim në Gjermani kundrejt një page, por gjithçka rezultonte në fund një mashtrim.
Gjykata ka vendosur arrest shtëpie për deputetin, duke argumentuar se atij tashmë i është konfiskuar pasaporta.
Në njoftimin për mediat gjykata deklaron se kjo masë do të zgjasë një muaj nga data 16 tetor deri në 16 nëntor.
NJOFTIMI I PLOTË:
Gjykata Themelore në Prishtinë -Departamenti për Krime të Rënda, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktiminin e paraburgimit kundër të pandehurit M. Z, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par.1 lidhur me veprat penale Mashtrimi nga neni 335 par.5 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe Shmangia nga tatimi nga neni 313 par. 3 lidhur me par.1 të KPRK- së, sot ka mbajtur seancën dëgjimore me ç' rast kundër të pandehurit M. Z është caktuar masa e Arrestit Shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, e cila masë do të zgjasë nga data 16.10.2017 deri me datë 16.11.2017. Të pandehurit M. Z i sekuestrohet dokumenti i udhëtimit – pasaporta. Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
JOQ.al