Video
Mbante serbët me bukë, shqiptarit i bëjnë të pabërën në Mitrovicë
Mbante serbët me bukë, shqiptarit i bëjnë të pabërën në MitrovicëA. Shehaj
Lajme
Policia e Kosovës ka konfirmuar se tri makina janë djegur sot herët në mëngjes në oborrin e shtëpisë së qytetarit, Teki Fetahu, furrtar, nga Mitrovica veriore.
Fetahu ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka informacione se si ka ndodhur dhe kush e ka bërë këtë.
Ai është shprehur:
Janë djegur dy veturat e mia, makinat e furrës dhe një veturë e fqinjit, i cili e kishte parkuar makinën te unë pasi rruga në të cilën jeton, aktualisht është duke u rinovuar. Ndihem i sigurt, por nëse e ka bërë këtë vepër dora e njeriut, këtë e ka bërë një jonjeri”.
Shefi i njësisë operative të Policisë së Kosovës në këtë zonë, Zhelko Bojiq ka thënë për Radion Evropa e Lirë se bëhet fjalë për zjarrvënie.
Teki Fetahu është pronar i një furre në Mitrovicën veriore, ku furnizohen me bukë dhe prodhime tjera nga furra, banorët e atjeshëm, kryesisht serbë, pasi ky komunitet përbën shumicën në atë pjesë.
JOQ.al