Video
Mbledhja e madhe Shqipëri-Kosovë në Korçë, ndodh çudia me Saimir Tahirin
Mbledhja e madhe Shqipëri-Kosovë në Korçë, ndodh çudia me Saimir TahirinA. Shehaj
Lajme
Me sa duket, kjo qeveri e "dashuron" ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin dhe "nuk i ndahet shpirti" prej tij. E s'ka si të jetë ndryshe, kur deri dje ishte i preferuari i kryeministrit Rama.
Mirëpo, çudia ndodh në dokumentet që janë bërë publike deri më tani, në lidhje me mbledhjen që do të zhvillohet ditën e sotme në Korçë.
Bëhet fjalë për mbledhjen mes dy qeverive shqiptare, ku është parashikuar të firmosë edhe Tahiri, me postin e ministrit.
Në kuadër të festave të muajit nëntor pritet të firmosen disa marrëveshje e memorandume dhe ajo që vihet re është se si ministër dhe nënshkrues figuron dhe emri i Saimir Tahirit.
Në dokumentin e bërë publik, shkruhet ndër të tjera:
Memorandum për bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme dhe marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të bashkëpunimit në anëtarësimin evropian. Memorandumi dhe marrëveshja nënshkruhet nga ministri Saimir Tahiri dhe ministrja Dhurata Hoxha".
Se si po i bëjnë këto punë, s'e dimë, por siç e kemi nisur, do na marrë historia!
JOQ.al