Video
Mbledhja me dyer të mbyllura/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Nga Italia janë …
Mbledhja me dyer të mbyllura/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Nga Italia janë …D. Cani
Lajme
Deputeti demokrat Gent Strazimiri në studion e emisionit “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në “News24” bëri një deklaratë të fortë kur tha se provat që ka paraqitur prokuroria shqiptare në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, janë të certifikuara nga Italia.
Ja si u shpreh ai:
Për fat të keq vendosën ta mbajnë dhe të mbajnë anën e krimit, provat në pjesën më të madhe të tyre janë të certifikuara nga antimafia italiane, aq serioze janë, janë 4 vjet përgjime, janë të tëra fakte të njohura këto deri tani. Seancën e fundit me një siklet të madh kolegët socialistë përdorën këtë argument, të gjithëve u kishin vënë në gojë: nuk më krijohet bindja që ekziston një dyshim i arsyeshëm”.
JOQ.al