Video
“Më jep një puthje o vëlla”, zbulohen kodet sekrete që përdorte banda e Habibajve
“Më jep një puthje o vëlla”, zbulohen kodet sekrete që përdorte banda e HabibajveS. Shtjefni
Lajme
Banda e drejtuar nga Moisi Habilaj, e cila u përgjua nga policia italiane përdorte gjatë komunikimit me SMS disa kode, të cilat janë cilësuar si të veçanta.
Gazeta “Panorama” ka zbuluar disa fragmente nga bisedat e regjistruara nga policia, kur Moisi Habilaj po koordinonte grupin e vet për transportimin e marijuanës dhe me vete kishin edhe armë.
Si një menaxher i zoti, Moisi Habilaj mëson Sabaudin Çelajn dhe Giulianon se ç’duhet të bëjnë me armët, në rast se kontrollohen:
Një nga mesazhet:
Sabi, bjeri kallashnikovët. Po, thesin me kallashnikovë… Sabi nxirr vetëm dy kallashnikovë dhe lëre thesin aty ku është”, janë urdhrat e Moisi Habilajt, “[nëse vjen policia] Nxirri dhe fundosi”
Më pas, ata instruktohen të fikin telefonët dhe t’u heqin baterinë atyre.
Si kod për të konfirmuar se gjithçka po shkon siç duhet, përdorin këto SMS:
Çdo 6-7 orë më ço një mesazh… “Ciao”, ose: “Më jep një puthje, vlla”, ose: “Shihemi së shpejti, ciao.”
Por mesazhi që ka tërhequr më shumë vëmendjen është:
Më jep një puthje vëlla”.
JOQ.al