Video
“Më jepni ilaçet”/Frikë tek “Komuna e Parisit”, forca të shumta policie rrethojnë zonën
"Më jepni ilaçet"/Frikë tek "Komuna e Parisit", forca të shumta policie rrethojnë zonënA. Shehaj
Vec-e-jona
Frikë dhe panik kanë përjetuar disa nga banorët e zonës së "Komunës së Parisit" në Tiranë pasditen e sotme, teksa një numër i madh automjetesh policie dhe oficerë policie kanë rrethuar zonën.
Të tmerruar nga zhurmat dhe numri i madh i policëve në vendngjarje, banorët kanë dalë me shpejtësi nga lokalet dhe banesat e tyre për të parë se çfarë po ndodhte.
Në video dëgjohet vetëm zëri i një burri që kërkon ilaçet e tij dhe më pas futet në një nga makinat e policëve
E kontaktuar nga JOQ.al, zëdhënësja e policisë së Tiranës tha:
Asnjë gjë nuk po ndodh tek "Komuna e Parisit". Është thjesht një i dehur që bënte zhurmë, prishte qetësinë publike dhe po e shoqërojnë në komisariat".
Nëse duhen kaq shumë efektivë policie dhe makina për të shoqëruar në komisariat një person të dehur, çfarë do të duhet të nxjerrë Policia e Shtetit për të ndjekur apo vënë në pranga kriminelët e vërtetë të këtij vendi? Pamjet flasin vet…
JOQ.al