Video
Me kombëtaren shkëlqen, por te skuadra e tij po e injorojnë keq
Me kombëtaren shkëlqen, por te skuadra e tij po e injorojnë keqK. Demiraj
Sport
Me kombëtaren shqiptare ishte nga lojtarët më të mirë në dy ndeshjet e fundit ndaj Spanjës dhe Italisë, por Ergys Kaçe vazhdon të injorohet nga trajneri i tij te skuadra greke e PAOK-ut.
Madje në Greqi janë të gjithë të habitur me vendimin e trajnerit për të lënë jashtë skuadrës mesfushorin shqiptar për të dytën ndeshje radhazi.
Trajneri Razvan Luçesku ka lënë shqiptarin jashtë grupit të 18 lojtarëve për takimin që do të zhvillojnë sot në kampionat.
Në mediat greke, një vendim i tillë është i pashpjegueshëm, duke qenë se gjatë javës lojtari është stërvitur dhe nuk ka dhënë asnjë arsye përse të ndodhë diçka e tillë.
Diçka e tillë ndodhi edhe në përballjen e javës së shkuar, por në atë ndeshje trajneri Luçesku e arsyetoi diçka të tillë me faktin që mesfushori kishte marrë shumë minuta kundër Spanjës dhe Italisë.
JOQ.al