Video
Me petë byreku në duar, pasioni i Aleksandër Lalos: Gruaja sjell paratë, ndërsa unë gatuaj
Me petë byreku në duar, pasioni i Aleksandër Lalos: Gruaja sjell paratë, ndërsa unë gatuajA. Naçi
Lajme
Kompozitori i shumë kolonave zanore të filmave shqiptarë por edhe i skenës, Aleksandër Lalo do të kujtohet për krijimet e tij që ka pasuruar repertorin e muzikës tonë.
Një javë pas ikjes nga jeta si pasojë e një ataku në zemër, mediat vazhdojnë të flasin për këtë figurë të shquar. Një ndër pasionet e Lalos ishte gatimi. Kompozitori gjente gjithmonë kohën për të gatuar në shtëpinë e tij.
E ashtu direkt të vjen në mendje deklarata e tij "rebele" ndaj pronësisë intelektuale gjatë një takimi me tre ministre.
Pas dy fjalive të shkurtra Aleksandër Lalo tha:
Tani ika se do të bëj drekën.”
Aso kohe kjo u quajt si një batutë e Lalos, por gazeta Panorama sot tregon pasionin e madh të tij për gatimin, të zbuluar gjatë intervistës së fundit të tij pak muaj më parë.
Lalo i ftonte gazetarët në shtëpi, e ndërsa ai bënte drekën zhvillonte dhe takimin me ta. Të habitur gazetarët e pyesnin se si ishte përkushtuar kaq shumë ndaj gatimit, teksa e shihnin duke bërë një byrek.
Ndërsa shtronte petët e byrekut, Lalo ishte përgjigjur se kishte kohë që për shkak të profesionit të tij pa orare, kujdesej për anëtarët e shtëpisë.
Ai gatuante për të shoqen dhe familjen e djalit prej shumë vitesh. Megjithatë ai shtonte se nuk kishte vend të ankohej pasi ishte bashkëshortja ajo që sillte paratë në shtëpi, e rrjedhimisht detyra për t'u kujdesur për shtëpinë i takonte atij.
JOQ.al