Video
“Më shkatërruan qytetin e më pikëlluan”, shkrimtari akuzon rëndë “mikun” e Ramës
“Më shkatërruan qytetin e më pikëlluan”, shkrimtari akuzon rëndë "mikun" e RamësS. Shtjefni
Lajme
Nobelisti turk Orhan Pamuk në një intervistë për gazetën italiane “La Stampa” ka treguar se për shkak të ngjarjeve politike që po ndodhin në Turqi është bërë e pamundur të jetosh aty.
Gjatë intervistës shkrimtari ka thënë me keqardhje:
E shkatërruan qytetin tim. Tanimë është e gabueshme çdo gjë që thua në aspektin politik madje edhe të tregosh nostalgji është një gabim, censura ekziston kudo. Politikisht nuk mund të jetoj më në Stamboll.
Sipas shkrimtarit Stambolli në këto 15 vite është bërë më i pasur, por ka humbur lirinë.
Pamuk prej pak kohësh është larguar nga Stambolli dhe jeton dhe punon në Nju-Jork.
Më tej Pamuk ka thënë:
Sot në Stamboll nuk ka liri të shprehjes dhe kjo më shqetëson, më pikëllon dhe më pengon sepse e di që fajtor është vetëm një njeri, Erdogan.
Polemika të tilla janë ngritur nga shumë analistë edhe në vendin tonë, pasi dyshojnë se Edi Rama mund të bëjë të një njëjtën gjë si Erdogan në Turqi, kjo pasi Erdogan dhe Rama përfliten për një miqësi shumë të ngushtë.
JOQ.al