Video
“Me urdhër nga lart”, publikohet mesazhi flagrant dhe presioni që u bëhet punonjësve të shëndetësisë
"Me urdhër nga lart", publikohet mesazhi flagrant dhe presioni që u bëhet punonjësve të shëndetësisëS. Bardhi
Lajme
Që shëndetësia në Shqipëri është përtokë kjo nuk ka nevojë për ndonjë konfirmim zyrtar. Deputeti i PD-së, Luciano Boçi, ka bërë publik një mesazh që sipas tij është presion që u bëhet punonjësve të thjeshtë për plotësimin e numrit të Chek Up-it.
Boçi shkruan:
Ja si i bëhet presion punonjësve shëndetësorë për të plotësuar me zor numrin e personave që bëjnë check up-in. Kjo poshtë është sms-ja që i dërgohet atyre nëpërmjet drejtuesve të qendrave shëndetësore. Gjithçka vetëm e vetëm që Vilma të marrë 20 milionëshin e eurove, në shëndetësinë e rraskapitur shqiptare. Normal më pas që nuk mund të ketë as investime e as libra falas për fëmijët. Klientët janë prioritet i kësaj qeverisje.”
Mesazhi duket që është një formë presioni, por nuk e dimë se si deputeti i Partisë Demokratike e ka vërtetuar që është për qëllim fiktiv siç ai pretendon.
Megjithatë duke hedhur sytë nga realiteti i spitaleve të vendit nuk duket fort larg të vërtetës edhe ky mesazh.
JOQ.al