Video
Me vajzat që i shfrytëzonte për prostitucion te “Çadra e Lirisë”, i “forti” i Shkodrës militant i PD-së
Me vajzat që i shfrytëzonte për prostitucion te “Çadra e Lirisë”, i “forti” i Shkodrës militant i PD-sëD. Cani
Lajme
Frederik Tota, i njohur ndryshe dhe me emrin Rinard, mësohet se ka qenë militant i Partisë Demokratike dhe një prej mbështetësve të “Çadrës së Lirisë”.
I etiketuar si “Dan Bilzerani” i Shkodrës, ai bashkë me dy nga vajzat që shfrytëzonte për prostitucion ka qenë pjesë e protestës së PD-së përpara kryeministrisë.
Këtë e tregon një foto e postuar nga ato në rrjetet sociale, ku si gjithmonë Tota është në mes dhe vajzat e rrethojnë të dyja.
Tota ishte denoncuar që në muajin shkurt të këtij viti nga JOQ.al pas sinjalizimeve nga qytatarë të ndryshëm se shfrytëzonte femra për prostitucion dhe striptizëm në lokalin e tij “TATA” në Shkodër.
Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë tonë, mësohej se Tota është me origjinë nga Jugu, i martuar dhe me dy fëmijë dhe se kishte lidhje të forta me një familje mafioze mjaft të fuqishme në Shkodër.
Dje, policia sekuestroi edhe biznesin 3-katësh në pronësi të Rinard Totës ku realizohej veprimtaria kriminale, 2 automjete tip Benz dhe Land-Rover në pronësi të tij.
JOQ.al