Video
Me zërin që i dridhet e “i prerë” në fytyrë, përlotet Tahiri kur përmend të birin
Me zërin që i dridhet e "i prerë" në fytyrë, përlotet Tahiri kur përmend të birinF. Tenolli
Lajme
Në nisje të emisionit “Opinion” moderuar nga gazetari Blendi Fevziu, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri që në momentin kur hyri në studio i dallohej trishtimi në fytyrë qartazi.
Ai nisi të fliste me zë të dridhur e në fokusimin e kamerës pranë fytyrës së tij i dalloheshin lehtësisht sytë e përlotura.
Teksa nisi fjalën, Tahiri vijoi të thoshte fillimisht se kjo ishte një situatë e vështirë për të dhe kryesisht familjen e tij.
Saimir Tahiri përmendi shpesh të birin gjatë intervistës e me sa duket ana e tij njerëzore ka mbizotëruar këtë natë mbi natyrën e tij të politikanit.
Tahiri është shprehur si më poshtë:
Dua që im bir të rritet me të drejtën dhe të mos kthejë kokën prapa dhe të ndihet keq për të atin. Dua që im bir që sot është 6 vjeç, të kthejë kokën pas dhe të ndihet krenar për të atin kur të jetë 16. I vetmi shqetësim i imi është familja ime. Në ditën që unë do fitoj këtë të vërtetë do përballem në mënyrë spektakolare, për sa kohë ka njerëz që besojnë tek mua.
JOQ.al