Video
Me zinxhirë edhe në shtratin e vdekjes, fotoja e këtij të burgosuri po trondit botën
Me zinxhirë edhe në shtratin e vdekjes, fotoja e këtij të burgosuri po trondit botënL. Çela
Lajme
Familja e një të burgosuri britanik ka tronditur botën duke zbuluar se 36-vjeçari ishte trajtuar "si kafshë" edhe në shtratin e vdekjes.
Mësohet se Eric Whittaker i kishte këmbët e lidhura me zinxhirë edhe kur ishte në kujdes intensiv. Ai madje ka vdekur gjatë kohës që po mbahej në paraburgim.
Të shkatërruar si nga tragjedia, por edhe nga sjellja çnjerëzore e policisë, familja e tij ka publikuar foton prekëse nga spitali.
Ajo është shpërndarë kudo në mediat britanike dhe po bën shumë bujë në rrjetet sociale. Familja tha ndërkohë se 36-vjeçari ishte trajtuar "si kafshë".
Ai vdiq një javë pasi u arrestua për një sërë veprash duke përfshirë posedimin e mallrave të vjedhura, dhe mbajtjen e një thike në vend publik.
JOQ.al