Video
Mënyra se si flini me partnerin tregon sa e fortë është lidhja juaj
Mënyra se si flini me partnerin tregon sa e fortë është lidhja juajD. Cani
Lifestyle
Pozicioni në të cilin flini gjumë zbulon se sa e fortë dhe e lumtur është lidhja juaj.
Këtë e kanë konstatuar shkencëtarët e Universitetit të Hertfordshires në një studim të bërë me 1.100 veta.
Më shumë se gjysma e çifteve të cilët flenë me fytyrë të kthyer nga njëri-tjetri janë të lumtur, por njësoj thonë edhe 74% e tyre të cilët flenë të kthyer me shpinë nga njëri-tjetri.
Mirëpo, duket se më të lumturit janë ato çifte të cilat preken me shpinë apo flenë të përqafuar.
34% e çifteve flenë goxha afër njërit-tjetrit dhe preken, kurse pothuajse 12% e tyre kanë distancë nga njëri-tjetri vetëm 2,5 centimetra.
Ndër ata që flenë të përqafuar, janë të lumtura ato çiftet të cilat flenë me fytyrë të kthyer nga njëri-tjetri.
Njerëzit që flenë me këmbë gjysmë të lakuara janë të gatshëm për pajtim dhe kompromise.
Po ju si flini?
JOQ.al