Video
Messenger po sulmohet nga një virus që vjedh të dhëna personale nga llogaritë tuaja, ja si ta kuptoni
Messenger po sulmohet nga një virus që vjedh të dhëna personale nga llogaritë tuaja, ja si ta kuptoniF. Tenolli
Teknologji
Sipas kompanive të antivirusëve, në aplikacionin Facebook Messenger po qarkullon një malware i ri, i cili ju prek të dhënat tuaja personale.
Në inbox-in tuaj mund t’ju vijë një mesazh i ngjashëm me t.cn, emrin e përdoruesit dhe fjalën video.
Drejtuesi i Kaspersky, David Jacoby ka shpjeguar se ky virus ju drejton në një link që më pas detyroheni ta shkarkoni në sistemin operativ të telefonit tuaj.
Edhe Avira e ka publikuar këtë lajm në faqen zyrtare të Twitter.
Ekspertët kanë deklaruar se virusi po përhapet me shpejtësi dhe krijuesit e tij po marrin të dhëna të llogarive personale Facebook gjithnjë e më shumë.
Kjo po e ndihmon virusin të ushqeje vetveten dhe të përhapet me shpejtësi.
JOQ.al