Video
Meta refuzon deputetët e PD e LSI, nuk tregon mbledhjen në Presidencë për hashashin
Meta refuzon deputetët e PD e LSI, nuk tregon mbledhjen në Presidencë për hashashinA. Shehaj
Lajme
Presidenti Ilir Meta ka refuzuar kërkesën e shtatë deputetëve të opozitës, nga PD dhe LSI, për publikimin e të dhënave nga mbledhja e bërë në presidencë për çështjen e kanabisit, vitin e kaluar.
Në atë periudhë mbledhja është drejtuar nga ish-Presidenti Bujar Nishani dhe në të kanë marrë pjesë zyrtarët më të lartë të vendit, përfshirë kryeministrin Edi Rama si dhe ish-zv.ministrin Niko Peleshi.
Meta thotë në letrën e tij se nuk e ka aprovuar kërkesën e shtatë deputetëve, pasi nuk ka qenë në përputhje me paketën ligjore :Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”.
Në letrën drejtuar të parit të shtetit, deputetët kërkojnë mbledhjen e këtij këshilli më 11 nëntor dhe deklasifkimin e të dhënave për situatën e drogës në vend. Sipas tyre, në mbledhjen e vitit të shkuar u diskutua për këtë çështje, ndërkohë që sot ata i kërkojnë Metës që ato të dhëna të deklasifikohen dhe të bëhen publike.
JOQ.al