Connect with us

Metoda e pazakontë për zvogëlimin e këmbës, pse u ndalua me ligj kjo praktikë?

Video

Metoda e pazakontë për zvogëlimin e këmbës, pse u ndalua me ligj kjo praktikë?

Metoda e pazakontë për zvogëlimin e këmbës, pse u ndalua me ligj kjo praktikë?S. Bardhi

Kuriozitete

Lidhja e këmbëve nuk është domosdoshmërisht një modifikim modern i trupit, por është provë se njeriu ka tentuar ta ndryshojë trupin për shekuj.

Lidhja e shputës së këmbës filloi në shekullin e X kur gratë e një klase të lartë do të praktikonin këtë detyrimin sepse mendonin se do t'i bënte ato më të bukura dhe tërheqëse. Gratë e varfra ishin punëtore, kështu që ato nuk ishin në gjendje të praktikonin këtë modifikim, por grave të pasura nuk u duhej të qëndronin më këmbë, gjë që e lehtësonte këtë proces për to.

Vajzat e reja i mbanin këmbët e tyre të mbështjellura fort në fasha, në mënyrë që këmbët të mos zhvilloheshin natyrshëm por siç ato të donin formën e tyre.

Përveç marrjes së një forme tjetër kjo e ndalonte këmbën të rritej me 5-6 inç. Ndërsa kur të rritej këmba i qëndronte në atë standard që merrte nga praktika me fashat, por shpesh kjo çonte në infeksion, paralizë dhe atrofi muskulore.

Gjatë shekullit të 17-të, Manchus u përpoq të shfuqizonte praktikën, por dështoi. Lideri i asaj kohe arriti të ndalonte gratë të lidhnin këmbët, por ato mbanin ende këpucë të vogla në formë vazoje që i bënin këmbët të dukeshin shumë të vogla.

Praktika vazhdoi dhe lulëzoi në shekullin e 19-të deri në fillim të shekullit të 20-të, kjo para se shumë njerëz filluan të revoltoheshin me këtë praktikë dhe filluan aktivizmin e quajtur “anti-këmbë”.

Në vitin 1911, dinastia Qing do të ndalonte lidhjen e këmbëve. Gratë u detyruan të hapnin këmbët ose ndryshe ato do të vriteshin. Pas heqjes së fashave dhe këpucëve, disa grave iu rritën këmbët nga 0.5 deri në 1 inç, gjë që ishte mjaft e dhimbshme. Në vitin 1949, kur komunistët morën pushtetin, vazhdoi ndalimi i detyrueshëm i fashave, ligj i cili është ende në fuqi sot.

Procesi i lidhjes së këmbës

Nëna ose gjyshja e shtëpisë lidhnin këmbët e vajzës së re të familjes kur ajo ishte midis moshës 4 dhe 7 vjeçare.

Procesi fillonte në muajt e dimrit në mënyrë që këmbët e mpira dhe dhimbja nuk do të ishte aq e rëndë.

Gishtat thyheshin dhe mbështilleshin me një copë më të trashë se fasha, të cilat lageshin paraprakisht dhe do të ngrinin në këmbë kur të thaheshin. Ky proces përsëritej një herë në dy ditë me fashat në këmbë.

Pamjet nga kjo metodë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top