Video
Milani e hoqi si të pavlerë, shikoni çfarë ka bërë Honda te skuadra e re
Milani e hoqi si të pavlerë, shikoni çfarë ka bërë Honda te skuadra e reK. Demiraj
Sport
Mesfushori japonez, Keisuke Honda u largua nga Milani si një futbollist i pavlefshëm që nuk i bënte më punë kuqezinjve.
Ai tashmë luan me skuadrën e Pachuca në Meksikë, teksa deri më tani ka shënuar 3 gola në 11 ndeshje.
Mbremjen e djeshme ekipi i tij zbriti në fushë për të luajtur një ndeshje të Kupës ndaj Tijuana, e cila u fitua me rezultatin 4-0.
Gjithsesi një nga golat e Keisuke Hiondës ishte një perlë e vërtetë teksa arriti që të driblonte thuajse të gjithë kundërshtarët dhe më pas e dërgoi topin në rrjetë.
Tifozë të Milanit, jeni penduar?
JOQ.al