Video
Ministri tjetër që “shoqërohej” me Habilajt i përgjigjet Berishës: Pinok që s’njeh baxhanakun
Ministri tjetër që "shoqërohej" me Habilajt i përgjigjet Berishës: Pinok që s'njeh baxhanakunA. Shehaj
Lajme
Ministri i Energjitikës, njëkohësisht deputeti i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri, ka reaguar ndaj akuzave politike të ish-Kryeministrit Sali Berisha, të bëra ditën e sotme.
Berisha e akuzon Gjiknurin që ka lidhje me klanin "Habilaj", pasi është filmuar në fushatë me një nga Habilajt.
Duke mohuar këto akuza, ministri deklaron se as nuk i njeh e as nuk ka pasur kurrë lidhje me Habilajt. Ai e quan Berishën "shpifës dixhital".
Reagimi i plotë i Gjiknurit në Facebook:
A mund ta besojë njeri pinokun dixhital, atë që nuk njihte as baxhanakun e tij dhe nuk e dinte as ku i binte Gërdeci?! Habilajt nuk i njoh e as nuk kam patur kurrë marrëdhënie me ta. Fati i keq i shpifësit dixhital që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të Qarkut të Vlorës".
JOQ.al