Connect with us

Ministria e Drejtësisë shpalli vendin vakant, reagon Drejtoresha e Hipotekave: S’jam shkarkuar

Video

Ministria e Drejtësisë shpalli vendin vakant, reagon Drejtoresha e Hipotekave: S’jam shkarkuar

Ministria e Drejtësisë shpalli vendin vakant, reagon Drejtoresha e Hipotekave: S'jam shkarkuarF. Tenolli

Lajme

Blerina-Doracaj

Blerina Doracaj, Drejtoresha e Hipotekave ka reaguar për “BW” pasi Ministria e Drejtësisë bëri shpalljen për vend vakant të Kryeregjistruesit.

Ajo mohoi faktin se kryeministri Edi Rama e ka shkarkuar dhe shtoi se puna vazhdon normalisht.

Doracaj, u emërua dy muaj më parë nga kreu i qeverisë.

Drejtoresha e Hipotekave u shpreh se:

Nuk ka asnjë propozim apo urdhër për shkarkimin tim. Jam në krye të detyrës që më është besuar nga kryeministri, në shërbim të qytetarëve. Unë jam në krye të detyrës dhe do jem aty deri në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe në shërbim të qytetarëve”.

35-vjeçarja Blerina Doracaj ishte pjesë e listës së kandidatëve të PS së Tiranës dhe u rendit në vendin e 23 në listë.

Doracaj është një militante e hershme e PS, e aktivizuar me Forumin Rinor Eurosocialist që në moshën 17-vjeçare. Aktualisht është kryetare e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste.

Më pare ajo ka punuar si këshilltare e Milena Haritos në Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Civile, ndërsa është zgjedhur edhe këshilltare e PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Blerina Doracaj është e afërme me Bledar Doracaj, ish-drejtues i FRESH-it dhe njeri i afërt me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top