Video
Ministria e Mbrojtjes fsheh skandalin, 4 ushtarë u arratisën në Londër
Ministria e Mbrojtjes fsheh skandalin, 4 ushtarë u arratisën në LondërL. Çela
Lajme
Pak ditë më parë ka ndodhur një ngjarje krejtësisht e pazakontë, me katër ushtarë të repartit komando si protagonistë të një prej skandaleve më të mëdha që ka pasur ndonjëherë Ministria e Mbrojtjes.
“Albeu” raporton se ata ishin nisur për një trajnim në Londër, por me të mbërritur atje nuk janë parë më. Ata dyshohet se janë arratisur, sepse nuk janë kthyer në vendin e shërbimit.
Kjo ngjarje ka ndodhur në fund të tetorit, por është mbajtur e fshehtë nga Ministria. Katër ushtarët janë ende duke u kërkuar.
Pas kësaj arratisjeje të padëgjuar më parë, Shqipëria rrezikon shumë në marrëveshjet me NATO-n, sepse askush nuk mund të marrë përsipër pranimin e ushtarëve nga vendi ynë.
JOQ.al