Connect with us

Miratohet komisioni për reformën zgjedhore, këta janë anëtarët e emëruar

Video

Miratohet komisioni për reformën zgjedhore, këta janë anëtarët e emëruar

Miratohet komisioni për reformën zgjedhore, këta janë anëtarët e emëruarF. Tenolli

Lajme

Kuvendi-i-Shqiperise_4-1024x683

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me konsensus Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Në një seancë që ka vijuar deri mbrëmjen e sotme pas orës 22:00, me 116 vota pro dhe asnjë kundër është ngritur ky komision zgjedhor.

Bashkëkryetarë nga dy partitë më të mëdha të vendit do të jenë Bledi Çuçi nga PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD.

Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore do ketë 18 anëtarë, 9 nga maxhoranca dhe 9 nga opozita.

Përbërja e Komisionit është si më poshtë vijon:

1. Blendi Çuçi bashkëkryetar (PS)

2. Oerd Bylykbashi bashkanëtar (PD)

3. Vasilika Hysi anëtare (PS)

4. Alket Hyseni anëtar (PS)

5. Adnor Shameti anëtar (PS)

6. Klotilda Bushka anëtare (PS)

7. Ermonela Felaj anëtare (PS)

8. Blerina Gjylameti anëtare (PS)

9. Bashkim Fino anëtar (PS)

10. Musa Ulqini anëtar (PS)

11. Enkelejd Alibeaj anëtar (PD)

12. Gent Strazimiri anëtar (PD)

13. Nasip Naco anëtar (LSI)

14. Lian Rama anëtar (LSI)

15. Nard Ndoka anëtar (i pavarur)

16. Vangjel Dule anëtar (i pavarur)

17. Dashamir Shehi anëtar (i pavarur)

18. Fatmir Mediu anëtar (i pavarur)

PROJEKT VENDIM Nr. /2017

PER NGRITJEN E KOMISIONIT TE POSAPEM PARLAMENTAR PER REALIZIMIN E REFORMES ZGJEDHORE

Ne mbeshtetje te nenit 77 pika 1 te Kushtetutes dhe te nenit 24 te Rregullores se Kuvendit, me propozimin e nje grupi deputetesh,

KUVENDI

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

1. Ngrihet Komisioni i Posacem Parlamentar per Reformer) Zgjedhore (ne vijim Komisioni).

2. Komisioni ka per detyre analizimin e te gjitha problematikave te konstatuara ne zgjedhje nga partite politike pjesemarrese, si dhe organizmat monitorues, si dhe hartimin e amendamenteve per kuadrin ligjor zgjedhor per trajtimin e propozimeve te partive politike, institucioneve pergjegjese per zgjedhjet, si dhe rekomandimeve te raporteve te OSBE/ODHIR-it per vezhgimin e zgjedhjeve ne Shqiperi.

3. Anetaresia e Komisionit formohet me pjesemarrjen e partive parlamentare, me perberje te barabarte mes shumices dhe pakices, sipas perberjes se percaktuar ne kete vendim.

4. Komisioni do te zhvilloje konsultime dhe seanca diskutimi me partite politike te tjera parlamentare, me partite politike joparlamentare te interesuara per reformen zgjedhore, te cilat ne zgjedhjet e fundit kane marre me shume se 1 per qind te votave ne shkalle vendi, si dhe me perfaqesues te shoqerise civile qe kane ekspertize dhe eksperience ne procesin zgjedhor. Konsultime e degjesa publike do te zhvillohen me kerkesen e paleve dhe me perfaqesues te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, eksperte te fushes zgjedhore, si dhe me institucione shteterore qe kane rol ne procesin zgjedhor.

5. Komisioni drejtohet nga dy bashkekryetare nje nga Partia Socialiste dhe nje nga Partia Demokratike.

6. Prane Komisionit ngrihet Grupi i Eksperteve Teknike. Perberja dhe menyra e funksionimit te tij percaktohen me vendim te Komisionit te Posacem Parlamentar.

7. Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi, eksperte te OSBE/ODIHR-it, Keshilli i Europes, eksperte te Komisionit te Venecias, si dhe perfaqesues dhe/ose eksperte te BE-se dhe SHBA, ftohen te ndjekin dhe te japin asistence dhe ekspertize teknike ne punimet e Komisionit dhe te grupit te eksperteve teknike te ngritur prane tij.

8. cdo parti parlamentare ka te drejte te propozoje amendamente per diskutim dhe miratim. Shumica parlamentare mirepret propozimet e pakices parlamentare, dhe palet duhet te angazhohen te gjejne konsensusin ne Iidhje me to. Per ceshtje te vecanta, per te cilat palet nuk kane gjetur konsensus, do te vleresohet dhe kerkohet asistenca e ekspertizes se OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit te Venecias.

9. Mbledhjet e Komisionit jane te vlefshme kur jane te pranishem me shume se gjysma e anetareve te Komisionit. Vendimmarrja e Komisionit do te synoje konsensusin e gjere per te gjitha propozimet. Vendimet e Komisionit quhen te miratuara me shumicen e votave te te gjithe anetareve 5 dhe vetem kur kane marre njekohesisht konsensusin e te dy bashkekryetareve.

10. Komisioni perbehet nga anetare ( anetare nga shumica parlamentare dhe anetare nga pakica parlamentare). Perberja e komisionit dhe anetaret percaktohen me vendim te posaccem te kuvendit

11. Komisioni e ushtron veprimtarine per nje afat 6 (gjashte) mujor nga data e miratimit te ketij vendimi. Ne rast nevoje, me kerkese te arsyetuar te bashkekryetareve, Kuvendi vendos zgjatjen e afatit te ushtrimit te veprimtarise se Komisionit, me nje vendim te vecante te Kuvendit.

12. Ngarkohet Kryetari i Kuvendit dhe Sekretari i Pergjithshem per krijimin e kushteve te punes, si dhe per mbeshtetjen me burime njerezore, financiare dhe logjistike te veprimtarise se Komisionit dhe te grupit te eksperteve te ngritur prane tij.

Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top