Video
“Misteri” i makinës së Tahirit/Çfarë fshihet pas targës së re dhe në emër të kujt është mjeti?
“Misteri” i makinës së Tahirit/Çfarë fshihet pas targës së re dhe në emër të kujt është mjeti?A. Shehaj
Lajme
Makina e famshme e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Audi AA 003 GB, ka ndryshuar targë në AA 900 NF. Me gjithë ndryshimin e targës së Audit, ende pronarë janë vëllezërit Habilaj.
Gazetari Basir Çollaku ka publikuar dy foto ku duket ndryshimi i targës, shasisë dhe vënia në funksion e makinës për dy vëllezërit Habilaj, me qëllim udhëtimin jashtë Shqipërisë.
Gazetari shkruan:
Makina e ish-ministrit Tahiri, "shitur" Habilajve, ndërron targë, por përdorues jo, ata janë sërish Artan dhe Moisi Habilaj".
Makina Audi e ish-ministrit Tahiri, është vënë në qendër të debatit mes opozitës dhe mazhorancës, pas implikimit në përgjimet e grupit të trafikantëve Habilaj, të Saimir Tahiri. Ky i fundit, i shpëtoi arrestimit me votimin e të mërkurës në Kuvend.
JOQ.al