Connect with us

Mogherini: 2018-a, një mundësi e madhe për Shqipërinë në BE

Video

Mogherini: 2018-a, një mundësi e madhe për Shqipërinë në BE

Mogherini: 2018-a, një mundësi e madhe për Shqipërinë në BEA. Shehaj

Lajme

Bushati1

Zyrtarja e lartë e BE-së, Federica Mogherini u shpreh pozitive dhe me pritshmëri të larta, sa i takon hapjes së negociatave së Shqipërisë për anëtarësimin në BE, vitin e ardhshëm.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin, Mogherini u shpreh se vendi ynë po zbaton reformat dhe se brenda 6 muajsh do të përfshihemi nga një proces transformues.

Ndër të tjera, ajo tha:

Nuk është mister se në fillim të mandatit tim ishte prioriteti kryesor për forcimin e bashkëpunimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor. BE ka forcuar angazhimin e saj. 2018 do të jetë një mundësi e madhe për Shqipërinë që të ecë në mënyrë konkrete në integrimin e BE-së. Për ta bërë këtë proces të pakthyeshëm kam folur edhe me kryeministrin Bullgarisë Borisov, pasi merr presidencën e radhës së BE-së. Jam e bindur, jam realiste që Shqipëria mundet dhe do ta përdorë 6 mujorin e ardhshëm që të marrë hapa të rëndësishëm në integrimin në BE".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top