Video
Momenti i sikletshëm kur Buffon tenton të flasë në anglisht
Momenti i sikletshëm kur Buffon tenton të flasë në anglishtK. Demiraj
Sport
Portieri i Juventusit, Gigi Buffon ka pasur një moment të sikletshëm mbrëmjen e djeshme gjatë ceremonisë së organizuar nga FIFA.
Ai ka marrë drejt në mbrëmje çmimin si portieri më i mirë i sezonit të kaluar, teksa për të bërë falenderimin ai tentoi që të fliste në gjuhën angleze.
Në sallë, ish-shokët e skuadrës Bonucci dhe Dani Alves, por dhe dy trajnerët Conte dhe Allegri e inkurajuan që të vazhdonte të fliste në anglisht, edhe pse në fakt portieri italian e pati të vështirë.
Gjithsesi edhe pse nuk kishte një anglishte perfekte në dialekt, ai e fitoi edhe këtë sfidë duke ia dalë mbanë.
JOQ.al