Video
Mos udhëtoni sot drejt Greqisë, doganat janë të mbyllura
Mos udhëtoni sot drejt Greqisë, doganat janë të mbylluraA. Shehaj
Lajme
Foto ilustruese
Ditën e sotme këshillohet që të mos udhëtoni drejt Greqisë, veçanërisht nëse keni çanta apo valixhe që doni të transportoni mes dy shteteve, si nga Greqia në Shqipëri, por edhe nga Shqipëria në Greqi.
Dogana greke do të jetë e mbyllur ditën e sotme, për shkak të një greve që do të zhvillojnë doganierët e shtetit fqinj, prej orës 7:00 e datës 19.10.2017 deri në orën 7:00 të datës 20.10.2017.
Njëkohësisht, nuk do të lejohet të qarkullimi i automjeteve drejt Greqisë dhe anasjelltas, por do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.
JOQ.al