Video
MPJ greke akuza të forta qeverisë shqiptare: Po çrrënjosni praninë e helenizmit në Himarë
MPJ greke akuza të forta qeverisë shqiptare: Po çrrënjosni praninë e helenizmit në HimarëF. Tenolli
Lajme
Parlamenti shqiptar miratoi një javë më parë ligjin për minoritetet. Për këtë fakt, Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar duke e quajtur këtë një hap prapa për minoritetin grek që është kryesor në Shqipëri.
Greqia akuzon drejtpërdrejtë qeverinë shqiptare për promovimin e masave për shkatërrimin e pronës së minoritetit grek. Janë ngritur dyshime se ky ligj, sipas tyre, është miratuar për të tërhequr vëmendjen e publikut nga çështjet e përfshirjes së politikës shqiptare me trafikimin e drogës.
MPJ greke ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me situatën në Shqipëri dhe implikimin e Saimir Tahirit me trafikantët e drogës në Itali.
Ministria e Jashtme greke deklaron:
Këto masa merren në kuadër të politikës shqiptare për të çrrënjosur praninë e helenizimit në Himarë. Ka shumë që e interpretojnë këtë si një akt me qëllim shmangien e vëmendjes së publikut shqiptar nga çështjet kryesore politike që janë ngritur për trafikim e drogës. Shpresojmë që të mos jetë kështu. Ministria e Jashtme greke është po aq e shqetësuar nga lidhja e dukshme mes krimit të organizuar dhe skenës politike në Shqipëri, siç tregohet me arrestimin e fundit të kreut të bandës së trafikimit të dogës, i cili rezulton të jetë i afërm me dikë që deri kohët e fundit, ka qenë ministër i rëndësishëm në qeverinë Rama
JOQ.al