Connect with us

Mposhti vdekjen, gazetarja shqiptare me sëmundjen e rrallë i hyn politikës

Video

Mposhti vdekjen, gazetarja shqiptare me sëmundjen e rrallë i hyn politikës

Mposhti vdekjen, gazetarja shqiptare me sëmundjen e rrallë i hyn politikësS. Bardhi

Thashetheme

Gazetarja shqiptare Saranda Hoda, e cila tregoi në një intervistë sëmundjen e saj të rrallë.

Saranda vuan nga “Haemangioma”, rritja e pakontrolluar e venave, një sëmundje që e kanë vetëm 16 persona në botë.

Sasa arriti ta stabilizojë sëmundjen e saj prej ndërhyrjeve operacionale që i kanë kushtuar shumë, por që paratë i pati mbledhur nga fondacione dhe dhurues të ndryshëm.

Por, së fundmi Saranda i është futur politikës dhe këtë e ka lajmëruar me anë të një postimi në Facebook.

Saranda Hoda shkruan në Facebook:

Te nderuar miq,

Arsyeja të jem pjesë e garës politike vjen nga rezultati i fitores se luftës me vdekjen. Atëherë e kam thënë që unë duhet të jetojë akoma sepse kam shumë plane dhe punë të parealizuara, andaj nga përvoja se në asnjë betejë nuk futem për të humbur dhe çdo gjë që synoj ja arrij.

Andaj , të dashur bashkëvendës, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe përkrahjen qe më keni dhënë në zgjedhjet e 22Tetorit, se kur kërkova votën tuaj isha e bindur që do e fitoja edhe këtë garë me të vetmen arsye se besoja në përkrahjen tuaj , ju ishit ata që besuat ne momentet më të vështira të jetës time andaj besova se nuk do të më zhgënjenit. Prandaj unë do punoj maksimalisht që mos të ju zhgënjej.

Për mua nuk ka kënaqësi më të madhe se të jem pjesë e partisë më të madhe në vend, nder dhe privilegj të jem Asambleiste e LDK dega Gjakovë.

Faleminderit kryesisë degës LDK në Gjakovë për përkrahjen,faleminderit Forumit te Gruas, faleminderit familjes , miqve dhe gjithë dashamirësve."

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top