Video
Na thanë 10 ton por na gënjyen, ja sa peshonte droga e gjetur në Babicë
Na thanë 10 ton por na gënjyen, ja sa peshonte droga e gjetur në BabicëA. Shehaj
Lajme
Për drogën e sekuestruar në Babicë të Vlorës, paraprakisht u tha se peshonte rreth 10 ton, por vetëm pak më parë ka përfunduar peshimi i saj i plotë.
Zyrtarisht mësohet se lënda narkotike ishte 4 tonë dhe jo 10 sicc u tha në fillim me hamendësim.
Droga u sekuestruar në Babicë të Vlorës, në shtëpinë e infermierit Armand Koccerri, mik i ngushtë i Habiljave. Ajo ishte e paketuar dhe gati për t'u shitur.
Deri më tani policia ka shoqëruar në komisariat 3 persona, ndërsa vijojnë hetimet.
Ajo që bën përshtypje është se si mund të ngatërrohet dhe abuzohet kaq shumë me sasinë e sekuestruar. Kaq kollaj ngatërrohen 4 ton me 10 ton, duke marrë parasysh se ata që kanë bërë vlerësimet paraprake kanë qenë ekspertë të fushës, të cilët ndoshta edhe me sy mund të vlerësojnë se sa ton është një sasi e caktuar.
Apo mos vallë gjithë kjo zhurmë është bërë për të tërhequr vëmendjen nga ndonjë çështje tjetër dhe për t'i dhënë lavdi punës së policisë?
JOQ.al