Video
Nami në Gjirokastër/ Tifozët e Luftëtarit sulmojnë makinën e arbitrave pas ndeshjes
Nami në Gjirokastër/ Tifozët e Luftëtarit sulmojnë makinën e arbitrave pas ndeshjesS. Bardhi
Lajme
Sot është luajtur ndeshja Luftëtari-Teuta e vlefshme për Superioren, e cila u mbyll me rezultatin 2-3.
Pati shumë kontestime për gjykimin nga ana e gjirokastriteve dhe një sapo ka përfunduar takimi është shënuar edhe një incident teksa gjyqtarët po linin stadiumin.
Gazeta “Panorama Sport”, e cila kishte përfaqësues në stadium, ka shkruar:
Kanë qenë një grup i vogël tifozësh gjirokastritë, të cilët i janë afruar makinës së gjyqtarëve, dhe e kanë goditur me disa mjete të lehta, duke i thyer kështu xhamat dhe dritat e makinës, e duke shkaktuar dëme të tjera materiale. Policia e ka pasur të vështirë të ndërhyjë, por gjyqtari kryesor Blerim Ziri dhe dy asistentët e tij kanë shpëtuar pa dëmtime. Më pas, grupi i tifozëve është larguar nga stadiumi.”
JOQ.al