Video
Nata “po humbet”, ndriçimi është rritur ndjeshëm duke sjellë pasoja negative për njerëzimin
Nata "po humbet", ndriçimi është rritur ndjeshëm duke sjellë pasoja negative për njerëziminS. Bardhi
Lajme
Kur planeti Tokë fotografohej natën para dy viteve ndriçimi ishte më i dobët, ndërsa sot një studim i ri tregon se dritat artificiale natën po bëhen më të forta dhe Toka është më e ndriçuar.
Nga viti 2012 e deri në vitin 2016 ndriçimi jo natyral i planetit është rritur me 2%, jo pak sepse po flasim për mbarë globin.
Kjo quhet “humbje e natës” dhe sipas shkencëtarëve ka pasur ndikim të madh në florën dhe faunën e Tokës, por kjo ka sjellë një ndryshim negativ edhe në mirëqenien njerëzore.
Studimi i publikuar në “Science Advances” dhe ekspertët e kësaj fushe kanë studiuar të dhënat e mbledhura nga radiometri satelitor i Agjencisë Hapësinore Amerikane.
Pajisja e specializuar për të matur shkëlqimin e natës ka treguar se ky ndriçim ka pësuar luhatje të ndjeshme. Vendet më të ndriçuara, Spanja dhe SHBA nuk kanë lëvizur shumë, por pjesa më e madhe e Amerikës së Jugut, Azisë dhe Afrikës janë ndriçuar më shumë se sa pritej.
Vendet e luftës si Jemeni dhe Siria kanë pësuar rënie në këtë pikë.
Pamjet satelitore të natës, me bregdet me ngjyra të ndezura dhe rrjetet e qytetit që duken si rrjeta merimangash, ngjajnë mjaft bukur, por ndriçimi i tyre artificial rezulton me pasoja të padëshiruara për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.
Një fakt tjetër që vjen nga këto pamje është se rritet “Melatonina”, hormon i gjumit që është i ndjeshëm ndaj ngjyrës blu.
JOQ.al