Connect with us

Ndahet nga jeta autori Kasem Trebeshina

Video

Ndahet nga jeta autori Kasem Trebeshina

Ndahet nga jeta autori Kasem TrebeshinaA. Shehaj

Lajme

Është shuar në moshën 91-vjeçare autori shqiptar Kasem Trebeshina. Autori ka ndërruar jetë ditën e djeshme në qytetin e Ankarasë, në Turqi, ku jetonte prej disa kohësh pranë të bijës.

Trebeshina është autor i disa veprave letrare, si poezi, pjesë teatrale dhe vëllime me tregime e romane.

Pas rënies së komunizmit Kasem Trebeshina filloi të proklamohej si disident duke marrë për bazë një promemorie që thuhej t'ia kishte dërguar Enver Hoxhës në vitin 1953, ku e kritikonte metodën e realizmit socialist.

Megjithatë vërtetësia e këtij pretendimi është vënë në pikëpyetje dhe promemoria është quajtur shpikje, e bërë me qëllimin e vetëm të shpalljes së Trebeshinës disident dhe të dëmtimit të imazhit të shkrimtarit Ismail Kadare i cili refuzonte të quhej disident.

Trebeshina filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare. Pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, ai shërbeu si oficer i Drejtorisë së Mbrojtjes Popullore, që ishte homologe e OZN-së jugosllave, dhe që drejtohej nga Koçi Xoxe..

Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit "Ostrovski" të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare.

Në vitin 1961 arrin të botojë poemën "Artani dhe Min'ja ose hijet e fundit të maleve" dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës.

Kasem Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20. Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare.

Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në moshë fare të re, ai nuk u pajtua me politikën moniste të numrit një të partisë ku bënte pjesë; e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht, për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve.

Për këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim.

Letra e tij "Promemorje" për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, dhe e botuar pas rënies së komunizmit, denoncon vendosjen e pushtetit "njëdorësh" në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e Metodës së realizmit socialist të cilën vetë Kasëm Trebeshina e identifikon me një censurë nga më të çuditshmet.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top