Connect with us

“Ndocaj më mori 78 mijë euro edhe pse më takoi me Ramën”, biznesmeni italian tregon mashtrimin

Video

“Ndocaj më mori 78 mijë euro edhe pse më takoi me Ramën”, biznesmeni italian tregon mashtrimin

"Ndocaj më mori 78 mijë euro edhe pse më takoi me Ramën", biznesmeni italian tregon mashtriminS. Bardhi

Lajme

Të gjithë u habitën kur Eduart Ndocaj përfundoi si deputet në Parlament, sepse ishte i panjohur për publikun dhe ishte karakteristik në paraqitjen e tij.

Por, sot ai është përfshirë në një skandal le ta quajmë, pasi jo më larg se këtë javë Ndocaj u ndalua në portin e Durrësit nga policia.

Si qëndron e vërteta e ndalimit të tij? Këtë ndoshta e shpjegon biznesmeni italian, i cili e ka denoncuar ish-deputetin socialist për mashtrim.

Biznesmeni italian, që pretendon se është mashtruar nga ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj, ka denoncuar ngjarjen në Policinë e Lezhës, duke shpjeguar se gjithçka kishte ndodhur pas premtimeve për një tender, shkruan “Panorama” si më poshtë:

I dëmtuari është 64-vjeçari Vincenzo Riçi, i cili ka depozituar kallëzimin në Drejtorinë e Policisë së Lezhës, vetëm pak ditë më parë, më 6 tetor. Riçi pretendon se i ka dhënë Eduart Ndocajt 78 mijë euro dhe një automjet tip “Audi Q7”, në mënyrë që të fitonte tenderin për shtrimin e tubacioneve të gazit.

Ndërsa thekson se ai vazhdimisht i ka folur në emër të qeverisë shqiptare, madje e ka takuar edhe me Kryeministrin Edi Rama. E gjithë kjo histori është zhvilluar nga mesi i muajit maj e deri në muajin gusht të vitit të kaluar. Biznesmeni italian shprehet në kallë- zimin e tij se pas takimit në Lezhë me Kryeministrin Rama, ky i fundit i ka thënë se nuk merret ai me TAP-in, por ministri i Energjetikës.

KALLËZIMI

Biznesmeni italian, Vincenzo Riçi, shprehet në kallëzimin e tij se me Eduart Ndocajn është njohur në Itali, gjatë vitit 2016, në mes të muajit mars. Me të e ka njohur një kolegu i vet italian, që quhet Ambrogio Pozzi, i cili ia ka prezantuar Ndocajn si deputet në Parlamentin shqiptar dhe që kërkon një ndërmarrje që merret me shtrimin e tubacioneve të gazit.

Në kallëzimin e tij biznesmeni shpegon:

Pas këtij prezantimi unë kam vazhduar takimet me shtetasin Eduard Ndocaj, i cili më premtoi se qeveria shqiptare ka 50 deri 80 km tubacione për të shtuar. Ai fliste në emër të qeverisë. Pas 2 javësh, në këmbim të kësaj oferte më ka kërkuar një dhuratë, e cila është automjeti “Audi Q7”. Unë ia dhashë në përdorim.

Dua të kallëzoj se shtetasit Eduard Ndocaj i kam dhënë 78 mijë euro kesh, pa përfshirë gjobat prej 8 mijë eurosh që ishte gjobitur në Itali për tejkalim shpejtësie. Këto sasi monetare m’i kërkoi një muaj pasi më mori makinën. Më pati deklaruar se për të marrë këtë tender, një nga përfaqësuesit e qeverisë kërkon 50 mijë euro, ku 25 i kërkoi menjëherë dhe pjesën tjetër më tha me firmosjen e kontratës.

E kam pyetur vazhdimisht se kur do ta fitoj këtë tender, por Eduardi me nxirrte vazhdimisht justifikime, dhe brenda harkut të 3 muajve ka marrë dhe pjesën tjetër prej 28 mijë eurosh."

TAKIMI ME RAMËN

Në kallëzim, biznesmeni italian tregon se Eduart Ndocaj e ka takuar në Shqipëri edhe me Kryeministrin Rama.

Ndër tjera italiani ka deklaruar:

E kam pritur Eduard Ndocajn për këtë tender, por nuk vinte në Itali, saqë kam arritur të vij unë në Shqipëri dhe jam takuar në qytetin e Lezhës, në hotel ‘Lisus’. Takimi është bërë në muajin gusht të vitit 2016 dhe më premtoi se do takohesha me përfaqësuesit e qeverisë dhe Kryeministrin. Të nesërmen unë jam takuar me Kryeministrin në prani të Edudad Ndocajt. Unë i deklarova Kryeministrit se e njihja përmes mediave televizive, se kam ardhur për TAP-in, se kështu më ka premtuar Eduard Ndocaj. Por Kryeministri më deklaroi se unë nuk merrem me TAP, por ministri i Energjisë."

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top