Connect with us

Ndriçim Xhepa në gjendje të rëndë, vuan nga një sëmundje

Video

Ndriçim Xhepa në gjendje të rëndë, vuan nga një sëmundje

Ndriçim Xhepa në gjendje të rëndë, vuan nga një sëmundjeA. Shehaj

Lajme

Aktori i madh i skenës shqiptare, Ndriçim Xhepa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është prekur nga një sëmundje që i rrezikon seriozisht jetën, kurat për të cilën janë mjaft të shtrenjta.

Ndriçim Xhepa lindi më 21 janar 1957 në Tiranë. Pas mbarimit të studimeve për aktor, në Akademinë e Arteve, me 1979, fillon punën si aktor i Teatrit Kombëtar. Ka interpretuar rreth 40 role, nga te cilët veçohen ato në “Prometeu” te Eftimiut, “Në jetë" të Dh. Xhuvanit, “Monserrati” te Roblesit, “Vdekja e një komisioneri” të Milerit, “Nën dritat e skenës”, “Nesër është vonë” dhe “Shkallet” të R. Pulahës, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Romeo e Xhulieta” të Shekspirit, “Fernando Krafi me ka shkruar ketë letër” të Dorstit, me të cilën fiton Çmimin “Aleksandër Moisiu” për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, të vitit 1995, “Vdekja e Dantonit” të Byhnerit, “Nata e trokitjeve në xhama” të Dh. Anagnostit, “Vdekja dhe virgjëresha” të Dorfmanit, “Portreti i Dorian Greit” të Uajlldit dhe “Kapitulli i Dytë” të Sajmonit, me të cilin fiton Çmimin për Aktorin më të Mirë në Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit, “Apollon 2004”, në Fier. Që nga viti 1988 është pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Artit Skenik.

Në vitet ’90 interpreton role protagoniste edhe në produksione te pavarura si “Kujdes! Kafshon…” të Gernit, “Mbretëresha e bukur” të Mc. Donagh, “Nesër nisemi për në parajsë” të T. Dervishit dhe “Tradhëti bashkëshortore” të Pinterit. Ndërsa në Teatrin e Kombësive të Shkupit ka interpretuar në “Mbretin Lir” të Shekspirit.

Aktivizohet me sukses në rreth 30 filma, nga të cilët veçohen “Shokët” i K. Çashkut, “Kohë e largët”, “Treni niset në shtatë pa pesë” dhe “Përdhunuesit” të S. Pecanit, “Duaje emrin tënd” dhe “Telefoni i një mëngjesi” të I. Muçajt e K. Mitros, “Hije që mbeten pas” i E. Musliut “Flutura në kabinën time” dhe “Dasma e Sakos” të V. Priftit, “Kthimi i Ushtrisë se Vdekur” i Dhimitër Anagnostit, “Unë e dua Erën” dhe “Porta Eva” të A. Mingës, “Plumbi prej plasteline” i A. Minarollit dhe “I dashur Armik” i Gj. Xhuvanit. Aktualisht po xhiron filmin “Lutja e dashurisë”, me regjisor A. Minarolli dhe Y. Aliçka.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top