Video
“Në makinën e Sotës ishin 4 persona, fshehën 3/4 e çantave me para”
"Në makinën e Sotës ishin 4 persona, fshehën 3/4 e çantave me para"A. Shehaj
Lajme
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur ditën e sotme se ngjarja e Elbasanit, ku u arrestua Orest Sota, ka prapaskena dhe të vërteta të tjera, shumë më ndryshe nga ato që u thanë gjerësisht në media.
Sipas Berishës, në makinën e Orest Sotës ndodheshin 4 persona dhe policia mundi të sekuestrojë vetëm 1/4 e parave që po transportoheshin, ndërsa 3/4 i morën Florian Habilaj dhe shoferi i Tahirit.
Sipas Berishës dhe dëshmisë së qytetarit dixhital, një nga çantat me para ka përfunduar në zyrën e Ramës.
Ja çfarë shkruan Berisha:
A mori edhe vete Noriega nje çante me euro dhurate nga Saumir Trafiku per te mbyllur skandalin me Orest Sotën?
Te dashur miq, te dhena te pakundershtueshme te dy ditve te fundit faktuan:
– Se ne makinen e Orest Sotes, byrazerit te Sajmir Trafikut nuk ishin dy, siç mashtroi Xhafa-Çako por
– kater persona, nga te cilet:
– Florian Habilaj dhe shoferi i Saimir Trafikut dhe se
– keta te dy kane marre me vete, para syve te policise, çantat qe permbanin mbi 3/4 e eurove ne makine dhe se
– Xhafa-Çako jane shperblyer shume rende per fshehjen e ketij rrembimi.
Sot qytetari dixhital informon se nje nga çantat plot euro ka perfunduar ne zyre te Norieges. Policia deri dje, per te humbur gurmet e vjedhjes u thoshte gazetareve se ajo nuk i preku parate sepse po te donte i merrte dhe nuk tregonte, duke harruar se me kete ajo sikur thoshte “hajdut jam, por kete radhe kujtoni se kam vedhur une?!” sb"
JOQ.al