Video
Në proces numërimi i votave në Maqedoni, kryesojnë bindshëm partitë shqiptare
Në proces numërimi i votave në Maqedoni, kryesojnë bindshëm partitë shqiptareF. Tenolli
Lajme
Në të gjitha komunat e Maqedonisë vazhdon numërimi i votave dhe kandidatët e partive shqiptare, sipas rezultateve paraprake, kryesojnë ndaj të tjerëve.
Votimi për zgjedhjet lokale 2017 është mbyllur në orën 19:00 dhe në orën 21:00 janë publikuar disa prej rezultateve paraprake.
Në Tetovë kryeson Teuta Arifi nga radhët e BDI-së, e cila ndiqet nga Bilall Kasami i partisë BESA.
Të dhënat për kutitë e para janë siguruar edhe në Likovë, ku kryeson Erkan Arifi i BDI-së.
Deri më tani, Fatmir Behari i BDI-së kryeson bindshëm në Kërçovë dhe po ashtu BDI kryeson edhe Gostivarin dhe komunën e Çairit.
JOQ.al