Video
Nëna e mbetur gjallë nga masakra e Srebrenicës: Jetoj e vetme në këtë fshat, jam e paralizuar
Nëna e mbetur gjallë nga masakra e Srebrenicës: Jetoj e vetme në këtë fshat, jam e paralizuarA. Shehaj
Lajme
Idro Seferi ka vizituar familjet e mbetura në Srebrenicë pas gjenocidit të kryer nga ushtria serbe. Një nënë që jeton e vetme thotë se do të ishte e lumtur vetëm më vdekjen e ish-gjeneralit serb Ratko Malldiç.
Srebrenica, vendbanimi i varrezave. Këtu në luftë janë vrarë një e treta e qytetarëve, po aq kanë ikur. Gjenocidi i dha vulë të përjetshme Bosnjës, Ballkanit dhe dështimit të bashkësisë ndërkombëtare.
Shura Malic, jeton e vetme në katër shtëpi. Dy djemtë e saj janë vrarë. Nga familja 20 viktima. Të tjerët kanë ikur. E paralizuar i bën shërbim jetës dhe si besimtare thotë se pret që kohën t’ia dorëzoj Zotit që e ka lënë të gjallë të përcjellë shumicën e njerëzve në banesën e fundit.
Ajo thotë:
Jetoj bukur vetëm. Ç’të bëj. Toka është e fortë kurse qielli shumë lart. Lëkura e ime e di çfarë heq unë si një nënë në këtë fshat pa asnjë njeri. Këtu jeton një burrë dhe unë në fshat".
Në vendin ku shumica e meshkujve u vranë ka ndodhur luftë brutale për katër vjet. Historia më e trishtë e Evropës që pas Luftës së Dytë. Askush nuk ka fituar thonë.
Camil Durakovic, ish kryetari i bashkisë, i kthyer nga Amerika ka humbur shumicën e njerëzve që ka njohur. Politika ende nuk ka shtrirë dorën e pajtimit.
Ai shprehet:
Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndryshojë qasjen. Të huajt thonë siç merreni vesh ju ne pajtohemi. Sikur të kuptoheshim ne nuk ndodhte e gjithë kjo tragjedi".
Por, gjyqi për drejtësi për nënat e Srebrenicës është i vogël. Gjykata e Hagës ka dënuar shumë, por një pjesë edhe janë liruar. Vitet burg nuk janë drejtësi.
“Turp për gjykatën dhe të gjithë ato nëna edhe serbe, rome e myslimane e të gjitha që kanë ngelur pa fëmijë. Ne do të ishim të lumtur vetëm po ta vritnin Ratko Mlladiç para nënave".
Gjykata e Hagës e ka cilësuar si gjenocid masakrën e Srebrenicës. Vlerësimet janë për mbi tetë mijë veta të ekzekutuar brenda pak ditësh dhe varrezat aty ende hapen çdo vit.
JOQ.al