Video
“Nesër rrezikohemi nga përmbytjet”, meteorologët japin alarmin
“Nesër rrezikohemi nga përmbytjet”, meteorologët japin alarminD. Cani
Lajme
Vjeshta këtë vit vonoi së ardhuri dhe kur erdhi u duk se solli dimrin me vete.
Mirëpo, sipas MeteoAlb, vjeshta e vërtetë do të vijë nesër dhe vendi ynë rrezikohet nga përmbytjet.
Parashikimi sipas MeteoAlb:
Vranësira dhe shira të herë pas hershëm dominojnë pjesën më të madhe të vendit deri pasdite kur vranësirat fuqizohen duke sjellë reshje të dendura në ultësirën perëndimore dhe gradualisht gjatë natës, reshjet intensifikohen në gjithë vendin dhe vijojnë të konsiderueshme deri në mëngjes.
Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë mëngjesit por një rënie të lehtë sjellin orët e mesditës, si pasojë e vranësirave.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke krijuar në det dallgë 5 ballë.
JOQ.al