Video
Nesër votimi për Tahirin, Kryemadhi: Ju rrëfej kush ka kërcënuar prokurorët
Nesër votimi për Tahirin, Kryemadhi: Ju rrëfej kush ka kërcënuar prokurorëtD. Cani
Lajme
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se opozita e bashkuar do të votojë nesër pro kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Tahirit.
E ftuar në FAX News, Kryemadhi tha se problemi është tek filozofia dhe morali pasi krimi do të ndihet i sigurtë në vend dhe do të kemi rritje të tij.
Kryemadhi tha se deputetët e Partisë Socialiste kanë kërcënuar prokurorët.
Ajo u shpreh:
Edhe nesër votojmë kërkesën e prokurorisë, jo raportet që kanë dalë për Tahirin, opozita e bashkuar është pro, jo vetëm për faktet që kane dalë në pah. Unë nuk mendoj që këtu është problemi se cfarë do të votojmë nesër por prboblemi është tek filozofia apo mentalitëti që instalojmë, do të kemi rritjen e kriminaliteti në vend duke u ndjerë i sigurtë. Përvec faktit që politika arriti në stadin që krimin ta ketë pjesë të saj, politikanët duhet të heqin dorë nga imuniteti. Deputetët e mazhorancës kanë ushtruar presion ndaj prokurorëve. Janë kërcënuar prokrurorë. Këta deputetë i kanë thënë prokurorëve që ju nesër mos të mos kaloni vettingun”.
JOQ.al