Video
Netë të nxehta në jahte dhe ulje në prehër, rrëfehet 19-vjeçarja serbe: Si e josha Qazimin
Netë të nxehta në jahte dhe ulje në prehër, rrëfehet 19-vjeçarja serbe: Si e josha QaziminF. Tenolli
Lajme
Ditët e fundit një nga çështjet që ka marrë më shumë vëmendje është ajo midis serbes Teodora Dzehverovic dhe biznesmenit shqiptar, Qazim Osmanit.
Pjesëmarrëse në reality show-n, “Kooperativa”, ajo ka rrëfyer se kishte patur thjesht një takim miqësor, megjithëse “Feliksi” kishte rrëfyer ët tjera gjëra.
Sipas mediave serbe është zbuluar se ata të dy kanë kaluar disa netë të nxehta në jahtin e shqiptarit në Poreç të Kroacisë.
Osmani ka konfirmuar se kishte kaluar disa ditë të këndshme me 19-vjeçaren serbe, gjë kjo që ka bërë shumë bujë në media.
Ajo ka rrëfyer takimin me të dhe ndihmën që i kishte dhënë për të nisur karrierën muzikore:
Mund të them gjithçka, se si e kam takuar një person që me të vërtetë nuk e kam njohur më parë. Këtu do t’ju tregoj gjithçka. Edhe pse nuk kam dashur ta tregoj atë histori sepse po i referohemi një njeriu që nuk është këtu. Por, pasi po flitet rreth tij, atëherë dua të flas për të. Menaxherja ime ka kontaktuar me Vuk Mobin. Ajo foli me të për mua sepse më mori si një projekt. Ajo hodhi shumë para për mua dhe një ditë ajo donte që t’ia ktheja të gjitha.
Ai i kishte thënë menaxheres se ‘Çfarëdo që të nevojitet, keni ndihmën time’. Ai është shumë i fuqishëm, ka jahte, vetura të shtrenjta, kazino. Pas disa muajsh kemi regjistruar një këngë, një duet me In Viva në Poreč. Shkuam atje pasi ai vend është shumë i bukur. Për herë të parë atje kam dëgjuar për Qazimin. Nuk e dija se kush ishte ai. E takova atë dhe të dashurën e tij.
Kjo e fundit më prezantoi me tanimë ish-të dashurin tim. Nuk e kam fare numrin e tij të telefonit. Unë jam kthyer me menaxherin tim atje, isha me ish-të dashurin tim. Me të vërtetë nuk e kam numrin e telefonit. Unë atë e kam parë si babanë tim. Madje edhe ish-të dashurën e Qazimit, Dorisin e kam pyetur se si mund ta kishte të dashur një person kaq të vjetër. Ne shkuam në kazino, menaxheri im, Doris, Qazimi dhe miqtë e tij. Unë si fillestare, për të tërhequr vëmendjen e medias, bëra disa provokime. Ne vendosëm që mos të ulem në kolltuk, por në ndihmëset e saj. Tani po i them të gjitha të vërtetat, kush dëshiron të besojë, le të besojë, kush nuk beson, nuk më intereson!
JOQ.al