Video
Neymar kujton se është pronari i Parisit! Tani ankohet edhe për… videot
Neymar kujton se është pronari i Parisit! Tani ankohet edhe për… videotL. Çela
Sport
Neymar po e tepron jo vetëm me kërkesat e tij, por edhe me ankesat. Sajti brazilian “UOL Esporte” njofton se ylli i PSG-së tani ka pakënaqësi për trajnerin Unai Emery.
Ky i fundit ka disa javë që po e ndihmon nëpërmjet videove, sepse dëshiron që 25-vjeçari të jetë i përkryer, por sulmuesi nuk ka durim.
Videot zgjasin deri në 30 minuta dhe Neymar nuk dëgjon këshilla as për 10. Kështu, ai është ankuar te drejtuesit e klubit dhe pret që "makthit" t'i jepet fund.
JOQ.al