Connect with us

Nga Porche Panamera tek çantat 4 mijë euro, kush fshihet pas luksit të Morena Tarakut?

Video

Nga Porche Panamera tek çantat 4 mijë euro, kush fshihet pas luksit të Morena Tarakut?

Nga Porche Panamera tek çantat 4 mijë euro, kush fshihet pas luksit të Morena Tarakut?G. Hasani

Thashetheme

E rrethuar mes luksit, miss Kosova 2010 sot një këngëtare nuk ndalet së treguari jetesën e shtrenjtë që bën. Ajo është Morena Taraku, vajza më e përfolur në showbizin shqiptar për pasurinë që ka. Nëse shfleton Instagramin e këngëtares mahnitesh me garderrobën, festat dhe markat më të lakmuara në botë që ajo vesh.

Ndërkohë që dihet se një nga bizneset e saj ishte një butik i cili tashmë është i mbyllur. Shumë media kosovare kanë ngritur dyshime duke pyetur ku i gjen gjithë ato para Morena Taraku. Apo nëse pas saj qëndron ndonjë biznesmen i fuqishëm. Ende nuk është zbuluar ndonjë i tillë.

Nëse flasim për videoklipet e Morenës, që prej vitit 2014 solli 5 projekte, ku ndër të parat ishin kënga “Off” dhe “My Love’’ të cilat arritën rreth 500 mijë klikime në YouTube,shkruan gazeta Blic. “Lule” dhe “Amore’’ me 3.8 milionë klikime gjithsej, dhe si ‘më e sukseshmja’ ishte bashkëpunimi me rep artistin Stresi në këngën ‘Ki me bo ‘ me gjithsej 7.5 milionë klikime, dhe “Inat’, me 3.3 milionë klikime.

Dhe me vetëm 1 milion klikime është i fundit videoklip, “Shlif”. Por, pas gjithë kësaj ajo rallëherë organizon koncerte ose ftohet për to brenda dhe jashtë vendit. Mirëpo, kjo nuk duket se paraqet problem për bukuroshen Taraku, pasi luksi nuk i mungon.

Në media shpesh janë publikuar thashetheme të ndryshme në lidhje me pasurimin e shpejtë të saj. Dikush thotë se Taraku ‘duke shitur libra në Amazon fitoi shumë para’. Por i vetmi fakt për të gjitha këto, mbetet deklarata e saj që thotë se të gjitha i ka arritur me shumë punë dhe angazhim të pandalur.

Duke filluar nga makina luksoze ‘Porche Panamera’ që kap vlerën e rreth 65 mijë eurove, e deri tek garderoba e saj që përfshin markat si ‘’Louis Vuitton’, ‘Fendi’, ‘Chanell’, ‘Roberto Cavalli’, ‘Gucci’, ‘Prada’ prej të cilave vetëm një çantë dore arrin çmimin deri në 4 mijë euro. Përpos këtyre, nuk i mungojnë as pushimet ekstravangante në vëndet më ekzotike të botës.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top