Video
Nga “S-Class-i” i Ramës tek “Masserati” i Nanos, këto janë “bishat luksoze” super të kushtueshme të tyre
Nga "S-Class-i" i Ramës tek "Masserati" i Nanos, këto janë "bishat luksoze" super të kushtueshme të tyreF. Tenolli
Lajme
Ish-kryetari i Partisë Socialiste dhe tashmë kryeministri aktual i Shqipërisë kanë një dobësi për makinat luksoze.
Fatos Nan si një adhurues i automjeteve të kushtueshme, gjatë kohës që ishte kryeministër e linte gjithnjë shoferin e tij në vendin e pasagjerit dhe preferonte ta drejtonte vetë.
Për disa vite në preferencat e tij qëndronin automjetet gjermane, duke kaluar nga Mercedes në një Porsche Cayenne.
Ai ka pëlqyer gjithnjë fuoristradat për të udhëtuar në Shqipëri.
Për habinë e të gjithëve, ai tashmë ka lënë komfortin dhe luksin gjerman, për të kaluar te një më sportive dhe fine Maseratti Levante, një SUV sporti, luksi dhe elegance.
Shumëkush e ka vënë re veturën e veçantë me targë “007” që qarkullon në kryeqytet.
Nga një verifikim i saj në portalin e njohur për makinat quatrroruote.it, rezulton se kjo veturë nis nga çmimi i rreth 77 mijë eurove, për të shkuar deri në rreth 101 mijë euro, shkruan shqiptarja.
Modeli më “ekonomik” i kësaj perle ka një motor benzine V6, me 350 kuaj fuqi, por eleganca dhe stili i saj janë të pakonkurrueshëm.
Ndërkohë Mercedesi S-Class 500, të cilin përdor prej disa vitesh kryeministri Edi Rama, ka një çmim dhe luks gjithashtu tepër të lartë.
Gjithnjë po sipas quattroruite.it ai nis nga rreth 119.000 deri në rreth 127.000 euro dhe është një veturë me 435 kuaj/fuqi.
JOQ.al