Connect with us

Nga sportistët kaluam tek ushtarët, Shqipëria është gati t’i falet çdo armiku

Video

Nga sportistët kaluam tek ushtarët, Shqipëria është gati t’i falet çdo armiku

Nga sportistët kaluam tek ushtarët, Shqipëria është gati t'i falet çdo armikuL. Çela

Lajme

shsh

Gjatë diktaturës (por sidomos nga fundi), shumë shqiptarë përpiqeshin të arratiseshin me çdo mënyrë të mundshme, të denja për skenare filmash.

Ata përvëlonin nga brenda me dëshirën për t'u larguar nga Shqipëria, sepse thjesht nuk mund të jetonin dot në vuajtje dhe skamje për rekord.

Interesante është se të njëjtën gjë bënin edhe sportistët. Me të shkuar diku jashtë shteti për të luajtur në një turne, ata shkëputeshin nga delegacioni dhe për shumë e shumë vite nuk dihej se ç'kishte ndodhur me ta.

E dhimbshme, sigurisht, por akoma më "djegës" është fakti se e gjitha kjo panoramë po shihet çdo ditë në medien shqiptare. Së fundmi, katër ushtarë të repartit komando ishin në një trajnim në Londër dhe e shfrytëzuan këtë mundësi për t'u larguar nga vendi.

Po, edhe ata, "engjëjt" tanë mbrojtës.

Nomadët i mësonim në shkollën 9-vjeçare në librat e historisë, por ne po i rikthejmë si protagonistë modernë të historisë sonë me "bëmat" e qeveritarëve.

Shqipëria është vendnumëro, gati për t'iu falur edhe armikut më të egër. Kur na ikin mjekët dhe infermierët më të mirë, djemtë më të fuqishëm, pra forca punëtore, dhe bashkë me to edhe ushtarët, ç'do t'i ngelë më këtij vendi?

Kush do të na shërojë? Kush do të na mbrojë? Kush do të na mësojë?

Unë ika, ti ike, ai iku, ajo iku, ne ikëm, ju ikët, të gjithë ikëm… /JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top