Video
Ngjarja që tronditi Kukësin, vrau 16-vjeçarin se i hodhi fjalë kushërirës së tij
Ngjarja që tronditi Kukësin, vrau 16-vjeçarin se i hodhi fjalë kushërirës së tijD. Cani
Lajme
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, ky gjatë përplasjes mes dy adoleshentëve, njëri prej tyre ka mbetur i vdekur.
16-vjeçari me inicialet A.M., u godit me thikë nga 17-vjeçari R,M. dhe motivi duket të jetë me të vërtetë tronditës.
Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se autori ka patur konflikte të vazhdueshme dy ditët e fundit me viktimën.
Thuhet se 17-vjeçari e akuzonte viktimën se ka ngacmuar kushërirën e tij, duke “i hedhur fjalë” asaj.
Nga ana tjetër, policia ka bërë të mundur arrestimin e 17-vjeçarit dhe priten hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Pak minuta më parë në shtetitoren e qytetit te Kukësit janë konfliktuar dy shtetas e në konflikt e sipër shtetasi R.M., 17-vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.M, 16 vjeç, banues në Kukës.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Kukësit, ku ka gjetur vdekjen.
Falë veprimeve të shpejta, Policia lokale bëri të mundur kapjen e autorit të dyshuar”, bën me dije policia.
Autori është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime mëtejshme. Sakaq mësohet se është gjetur dhe sekuestruar thika e dyshuar si e përdorur nga 17-vjeçari R.M..
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.
Foto ilustruese
JOQ.al