Video
“Nipat e Ndokës të PS qëlluan me breshëri kallashnikovi të rinjtë e përgjakën Lezhën”
"Nipat e Ndokës të PS qëlluan me breshëri kallashnikovi të rinjtë e përgjakën Lezhën"F. Tenolli
Lajme
Pasditen e sotme një atentat me pasojë dy të plagosur tronditi Shëngjinin.
Mësohet se dy persona ende të pa identifikuar qëlluan nga automjeti i tyre me breshëri kallashnikovi mbi dy të rinj.
Të plagosur në atentat mbetën S.B. 19 vjeç dhe Florian Dushku 28 vjeç të dy banues në Shëngjin, të cilët po lëviznin më këmbë në trotuar.
28-vjeçari Dushku, i cili njihet edhe si militant i LSI, u qëllua me qytën e armës së zjarri gjatë një incidenti në qendrën e votimit në Shëngjin, gjatë kohës së zgjedhjeve.
Për këtë ngjarje, ish-kryeministri Sali Berisha ka patur një reagim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
Ai ka postuar denoncime nga dy qytetarët të cilët shpjegojnë se autorët e kësaj ngjarje janë nipat e ish-deputetit të PS, Arben Ndokës.
Arben Ndoka ka dorëzuar mandatin e tij në vitin 2015, pasi gjykata italiane mori një vendim mbi të, pasi futi në shtëpi të vëllain bashkë me ish-të dashurën, e cila më pas e akuzoi për prostitucion.
Sipas qytetarit dixhital, kjo ngjarje është parë nga policia e Lezhës dhe ata as nuk kanë tentuar të vinin postblloqe e të viheshin në ndjekje të autorëve pasi e dinin se ishin nipat e ish-deputetit socialit.
Në një tjetër denoncim thuhet se ata kanë patur konflikte që në kohën kur u zhvilluan zgjedhjet, kanë kryer disa vepra penale e vazhdojnë të ecin të lirë në rrugë, pasi Arben Ndoka e njerëzit e tij shoqërohen me Drejtorin e Policisë së Lezhës në dreka e darka.
Statusi i plotë i Berishës në “Facebook”:
Lezha në terror! Banda e Arben Ndokës së PS përgjak Lezhën. Nipat e tij në kërkim derdhin breshëri kallashnikovi mbi dy të rinj. Çunat e krimit i ndihmojnë! Lexoni mesazhet e qytetareve dixhial! Sb
Mirembrema zoti Berisha!Ska nje ore qe ne shengjin ndodhi nje ngjarje ku u plagosen 2 djem te mrekullueshem nga dora e familjes kriminele,Familja e Arben dhe Sander Ndokes qe cdo dite po terrorizojne Lezhe dje deri sa arriten sot ne plagosjen e rende te Florian Dushkut dhe nej shoku te tij.Policia e Lezhes per mbi nje ore ps vrasjes as qe ngriti postoplloqe e as qe u vu ne ndjekje te autoreve edhe pse dihej se ishin Nokaj(nipat e Arben Ndokes).Si i vetmi njeri tek i cili kemi shprese dhe denoncon kriminelet ju lutem qe te beni publike kete mesazh.Ju faleninderit!
Zoti Berisha jam nje qytetar nga Lezha,Banda e nipave te Ben Ndokes,djemt e vellait te tij,sapo kan gjuajtur 2 persona qysh me konfliktin e zgjedhjeve,nipat e tij jane ne kerkim nga policia pasi Kane bere nje sere veprash penale e policia del me konklodimin qe nuk gjinden po ato perdit jane ne Lezhe e dalin lirshem pasi Arben Ndoka e njerzit e tij shoqerohen per dreka e darka me Drejtorin e Policise,te lutem anonim.
JOQ.al