Connect with us

Nipi plagos me thikë gjyshërit, të dy në gjendje të rëndë në spital

Video

Nipi plagos me thikë gjyshërit, të dy në gjendje të rëndë në spital

Nipi plagos me thikë gjyshërit, të dy në gjendje të rëndë në spitalF. Tenolli

Lajme

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën disa çaste më parë. Sipas informacioneve paraprake, në një banesë në zonën e Freskut ka ndodhur një krim në familje.

Një 19-vjeçar ka plagosur me thikë dy gjyshërit e tij dhe të dy janë transportuar për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori Benjamin Kaso ka tentuar të largohet, por është arritur të neutralizohet nga qytetarët brenda një banke të nivelit të dytë në kryeqytet.

Identiteti i plotë i djalit apo i të moshuarve nuk janë bërë ende me dije.

Njoftimi i policisë:

Tiranë.

Informacion paraprak. Më datë 12.10.2017, rreth ora 13:00, jemi njoftuar se në rrugën “Muhamet Deliu” një shtetas ka plagosur me thikë dy shtetas të tjerë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:

Në rrugën "Muhamet Deliu", shtetasi B. K., 19 vjeç, ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen, ( shtetasit H.A. dhe Sh.A.,70 dhe 80 vjeç), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Autori është ndaluar dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top