Video
Nis prishja e dhjetëra objekteve në Himarë, banorët protestojnë me flamurin grek
Nis prishja e dhjetëra objekteve në Himarë, banorët protestojnë me flamurin grekA. Shehaj
Lajme
Dhjetëra objekte, të cilat janë cilësuar ndërtime pa leje, do të shemben ditën e sotme në qytetin e Himarës. Inspektorët e IKMT-së kanë qenë prej mëngjesit të sotshëm në ato objekte që janë piketuar për t'u shembur, ndërsa kanë hasur në qëndresën dhe reagimin e banorëve të Himarës.
Qytetarët e Himarës kanë protestuar duke mbajtur flamujt grek në duar. Duke folur në shqip e në greqisht, të shumtë kanë qenë ata që kanë sharë qeverinë dhe policinë.
Aksioni i prishjes së objekteve në Himarë do të vazhdojë për disa ditë.
JOQ.al