Video
Nis shitja e varreve luksoze, ky është vendi që “do të bëjë namin” me këtë “biznes”
Nis shitja e varreve luksoze, ky është vendi që "do të bëjë namin" me këtë "biznes"A. Shehaj
Kuriozitete
Në të gjitha vendet e botës, sikurse edhe në vendin tonë, pjesa e tokës për varrin ku do të prehet një person që ndërron jetë, blihet me para. Në fund të fundit bëhet fjalë për tokë shtetërore që shteti ia shet të afërmve të personit që do të varroset.
Përgjithësisht kjo tokë shitet me çmim të arsyeshëm dhe të përballueshëm nga një pjesë e madhe e popullsisë, por ja që kohët e fundit kanë dalë në modë edhe "varret e luksit", të cilat shiten me çmime marramendëse.
Këto varre kushtojnë nga 192 mijë euro e më shumë. Shitja e këtyre varreve me çmime marramendëse po bëhet në Venezia të Italisë dhe më konkretisht, në ishullin e San Michele.
Ka kohë deri në 31 janar për kë dëshiron të blejë një prej 17 varreve dhe çmimi mund të arrijë deri në 335 mijë euro.
Fusha e shenjtë e San Michele, është një ishull i lagunës veneciane që ndodhet mes Venezia dhe Murano, e njohur për vlerën e madhe historike të personave që janë varrosur.
Disa prej tyre prej pak kohësh kanë kaluar në posedim të komunës, e cila ka vendosur që t’i rinxjerrë në treg.
Kryebashkiaku Luigi Brugnaro, synon që të rikuperojë fonde për të ristrukturuar varrezat, por edhe për t’i dhënë vlerë pasurive artistike të qytetit.
17 varret në shitje, dikur u përkisnin familjeve fisnike, të cilët preheshin pranë njerëzve të rangut të lartë, si poeti Ezra Pound dhe kompozitori Igor Stravinskij.
Përveç blerjes së varreve, personat që do i marrin në pronësi, duhet që ti restaurojnë me shpenzimet e tyre.
Fituesit e ankandit që do të mbahet më 5 mars, duhet të marrin përsipër të gjitha aktivitetet e nevojshme për restaurimin, duke prezantuar një projekt brenda tre muajve.
JOQ.al