Connect with us

Nis vettingu në polici, gati të “priten” 20 koka të larta

Video

Nis vettingu në polici, gati të “priten” 20 koka të larta

Nis vettingu në polici, gati të "priten" 20 koka të lartaA. Shehaj

Lajme

Hodaj

Vettingu në polici do të startojë në janar, ndërsa në “sitën” e organeve që do verifikojnë pastërtinë e figurës së efektivëve do të kalojnë fillimisht drejtuesit e lartë.

Komisionet e Vlerësimit pritet të jenë të ngjashëm me ato për vetingun e gjyqësorit.

Julian Hodaj, zv.ministër i Brendshëm thotë për TCH:

Ai është modeli që do të ndjekim, por këtë kemi të bëjmë me një forcë sigurie, jo një pushtet siç është gjyqësori. Ideja është që organet e vetingut të jenë të pavarura nga Ministria e Brendshme apo qeveria”.

Ashtu si në operacionin “Forca e ligjit “, edhe në këtë proces ekspertët e huaj do jenë të pranishëm.

Hodaj shpjegon më tej se:

Ata do kenë rol monitorues dhe këshilluar për të garantuar një proces të rregullt dhe transparent".

Por vetingu në polici duket se ka nisur para janarit. Sipas burimeve rreth 20 efektivëve të lartë i është refuzuar rinovimi i cerfifikatës së sigurisë për njohjen e informacioneve të klasifikuara, për arsye të paqarta.

Po ashtu gjurmët e gishtave të gjithë trupës së policisë, gardës së republikës dhe punonjësve të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave, u janë dërguar Interpolit dhe Europolit për të zbuluar indivitë me të shkuar kriminale jashtë vendit.

Gjatë vetingut nuk përjashtohet mundësia që për raste specifike të përdoret edhe poligrafi apo siç njihet ndryshe makineria e së vërtetës

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top